Sërish shifra të larta/ Ministria e Shëndetësisë: 768 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

29/08/2021 16:59

Situata si pasojë e Covid-19 vijon të mbetet e rëndë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5460 testime prej të cilave 768 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Aktualisht janë 9230 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid19 dy qytetarë: një qytetar 69 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 72 vjeç nga Pogradeci.

Ministria vijon me apelin e fortë ndaj qytetarëve që të vaksinohen sa më parë për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të mbrojtur veten e të afërm.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5460 testime, 768 raste të reja, 2 humbje jete dhe 402 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 5460 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 768 qytetarë, në këto bashki:
219 raste në Tiranë, nga 62 raste në Shkodër, Vlorë, 51 në Lezhë, 48 në Durrës, 35 në Sarandë, 31 në Fier, 28 në Kavajë, 24 në Lushnje, 18 në Vau i Dejës, nga 17 raste në Kamëz, Elbasan, Peqin, 16 në Malësi e Madhe, 13 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Berat, nga 7 raste në Gjirokastër, Divjakë, nga 6 raste në Gramsh, Pogradec, nga 5 raste në Poliçan, Kuçovë, Dibër, Rrogozhinë, Kukës, Has, Tropojë, 4 në Devoll, nga 3 raste në Mirdië, Shijak, Mallakastër, nga 2 raste në Cerrik, Dimal, Këlcyrë, Delvinë, Vorë, nga 1 rast në Mat, Patos, Selenicë, Himarë, Përmet, Memaliaj, Skrapar, Belsh.
Aktualisht janë 9230 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid19 dy qytetarë: një qytetar 69 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 72 vjeç nga Pogradeci. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 402 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,125 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 768
Të shëruar në 24 orë 402
Të shtruar në spitale 96
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 5460

Testime totale 1,035,592
Raste pozitive 144,847
Raste të shëruara 133,125
Raste Aktive 9230
Humbje jete 2,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3281
Shkodër 1652
Vlorë 857
Fier 696
Durrës 714
Lezhë 498
Elbasan 440
Berat 317
Gjirokastër 260
Korçë 229
Kukës 147
Dibër 13

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA