Autoritetet në Kosovë raportuan të dielën bilancin me tragjik, 36 viktima nga koronavirusi.
Ky është numri më i lartë i viktimave, që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 2020. Ministria e shëndetësisë tha se 19 viktima ishin femra, ndërsa 17 meshkuj.
Humbjet e jetës janë te nga te gjitha grupmoshat, nga 20 deri ne 80 vjeç. Ndërkaq nga 11 mije e 17 testime te kryera janë regjistruar 1.630 raste të reja. Numri më i lartë i të infektuarve i përket grupmoshës 30-39 vjeç, përkatësisht 336 persona.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 816 pacientë, ndërsa rastet aktive me koronaviurs janë 26.575. Autoritetet ne Prishtine e kanë cilësuar si të rëndë situatën me pandeminë në Kosovë dhe më 28 gusht, Qeveria njoftoi për masa të reja. Qeveria vendosi rikthimin e ores policore, ndërsa hapja e shkollave e programuar ne 1 shtator, u shty me dy jave.
Sa i përket fushatës së vaksinimit, MSH-ja njofton Kosova ka administruar 808.078 doza, ku 269.312 persona janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat.
Top Channel