15 vjeçarja Lucia Fernandez u godit brutalisht me gur e më pas me thikë nga i dashuri i saj i paemëruar 15-vjeçar, të cilin e kishte shok klase, pasi i tha se ishte shtatzënë me beben e tij.
Lucia Fernandez besohet se është goditur shumë herë në kokë me një gur të madh dhe më pas është qëlluar në mënyrë të përsëritur me thikë në bark e në qafë, në qytezën argjentinase të Mendoza.
Rrjeti vendas TN shkruante se shoku i saj i klasës, i cili nuk është emëruar, e ka vrarë brutalisht Lucian më 24 gusht, kur ajo i tha se kishte mbetur shtatzënë.
Babai i të ndjerës Lucia, Fabián Fernández tha: “Ai e vrau atë si qen, duke i ngulur thikën në të gjithë trupin, duke i thyer kokën me gur”.
Raportimet thonë se para vrasjes së tmerrshme, i dyshuari i kishte kërkuar Lucia të takoheshin në një shtëpi të braktisur, ku ai e vrau me gur dhe me 10-15 goditje thike.
Ai la aty trupin e vdekur të Lucia, dhe u largua nga skena.
Vajza shtatzënë u zbulua nga fqinjët 20 minuta më vonë, por plagët e saj ishin aq të rënda sa kishte ndërruar jetë.
Autopsia zbuloi më pas se Lucia kishte pësuar plagë të shumta, por vdekja i erdhi nga një goditje e thellë me thikë në stomak.
Komuniteti vendas u shokua nga ngjarja dhe po organizon një miting për të kërkuar zbardhjen e ngjarjes nga autoritetet.
Vrasësi i Lucias u kap kur një dëshmitar tregoi në polici se e kishte parë shokun e saj të klasës pranë ndërtesës së braktisur në kohën e krimit.
Autoritetet ndaluan adoleshentin 15-vjeçar, i cili rrjedhimisht pranoi krimin, që kishte kryer kur vajza i kishte thënë se ishte shtatzënë me beben e tij.
Policia ka kryer kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit dhe ka gjetur një palë atlete të gjakosura si dhe një thikë që besohet se është përdorur për krimin.
Hetimet vazhdojnë.
Top Channel