Gazeta Shqip ka zbuluar një raport auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve sipas të cilit ka shkelje të rënda në fushën e prokurimeve dhe menaxhimit financiar në administrimin e burgjeve.

Shkeljet janë aq të rënda sa KLSH i kërkoi Ministrisë së Drejtësisë shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili dhe të 3 zyrtarëve të tjerë. KLSH ka zbuluar shkelje në tenderin e ushqimeve dhe ilaçeve te skaduara, konkretisht me vlera 2.349.413 dhe 1.863.910 lekësh.

KLSH raportin i ka kërkuar edhe prokurorisë të cilës i kërkohet hetimi i çështjes, ndërsa Ministrisë së Drejtësisë, shkarkimin e 4 zyrtarëve dhe ngritjen e një grupi pune për të analizuar shkaqet dhe mangësitë që kanë çuar në këto problematika të këtyre tenderave. Në listën e personave që bëhen përgjegjës janë Agim Ismali, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Avidiana Pali, Drejtor i Financës në cilësinë e Nëpunësit zbatues, Ardit Tabaku Drejtor Juridik, Arjan Koçiaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA