Dënohet taksisti i rremë që mori peng 25-vjeçaren për ta përdhunuar në Londër (fotot)

28/08/2021 18:54

Është dënuar nga nje gjykatë britanike një burrë që hiqej si taksist për të marrë peng vajza të t’i sulmonte seksualisht.

33 vjeçari Isaac Mabwa, eci me makinë nëpër qytet për më shumë se gjysmë ore me viktimën e tij 25 vjecare brenda, e cila tentonte të largohej.

Predatori seksual kishte ndaluar në zonën qendrore të Euston Road natën e 8 majit, dhe i kishte ofruar ta çonte në shtëpi teksa vajza kthehej nga një mbrëmje me miqtë.

Por kur ajo hyri brenda, Mabwa nisi të drejtonte në drejtim të kundërt me adresën që i kishte treguar.

Pasagjerja e tmerruar ishte përpjekur disa herë të dilte nga makina, por Mabwa nuk e lejonte.

Ajo kishte njoftuar një shoqe dhe të dashurin e saj duke i dërguar vendndodhjen, me qëllim të vinin ta ndihmonin.

Por Mabwa, nga lindja e Londrës, kishte ndaluar makinën në një parkim të pandriçuar mirë, kur dhe viktima e tij nisi të ulërinte.

Një kalimtar kishte dëgjuar ulërimat e vajzës dhe kishte njoftuar policinë, teksa vajza luftonte me sulmuesin dhe më pas arriti të shpëtonte.

Mabwa kishte braktisur makinën në parkim por më vonë u kap nga policia.

Autori është shpallur fajtor në prill 2020 për pengmarrje dhe heqje lirie me qëllim sulm seksual.

Inspektori i policisë Andy Brien, tha: “Ky është një rast i përpjekjeve tona të palodhura për të sjellë para drejtësisë shkelës si Isaac Mabwa, që sulmojnë me dhunë gra e vajza. Inkurajojmë të gjitha ata që janë objekt sulmesh seksuale të flasin me policinë. Do të keni mbështetje nga oficerë të trajnuar gjatë hetimeve e më pas gjatë procedurës gjyqësore”.

FOTO GALERI
2/3
Ai hiqej si taksist për të marrë peng vajza të t’i sulmonte seksualisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA