Vazhdon numri i lartë i infektimeve dhe vdekjeve me COVID-19 në Kosovë.

Në 24 orët e fundit 18 kosovarë kanë humbur jetën, ndërsa u infektuan 1.891 qytetarë.

“Nga 13.120 testime, 1.891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.483 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 112.883. Në total numri i rasteve aktive është 25.797”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.967 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794.812 doza të vaksinës. Deri më sot 267.979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA