Zbulohet kur do të jetë ndeshja e parë e Cristiano Ronaldos për Manchester United pas 12 vitesh

27/08/2021 22:33

Pas 12 vitesh, Cristiano Ronaldo do të kthehet tek Manchester United. Ndeshja e parë që pritet të bëjë debutimin është më 11 shtator në përballjen me Newcastle United.

Ylli portugez u largua nga Juventusi të premten para se të fluturonte për në Lisbonë, ku “Djajtë e Kuq” konfirmuan kthimin e tij në klub.

Ronaldo kishte njoftuar se do të largohej nga Italia dhe Zonja e Vjetër para skadimit të kontratës së tij, dhe deri momentet e fundit besohej se destinacioni i tij ishte diku mes PSG në Francë ose kampionëve të Anglisë, Manchester City.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë pritej të transferohej të Manchester City deri mëngjesin e sotëm, por në mesditë negociatat mes dy palëve ishin prishur, shkruan The Guardian.

Ende nuk dihen prapaskenat e transferimit të tij te skuadra ku Ronaldo mori famën e tij me trajnerin Alex Ferguson, por përfaqësuesi i tij, Jorge Mendes, ishte sot në negociata intensive në Manchester prej mëngjesit, dhe refuzimi i City duket se ka qenë hallka e fundit e kalimit të tij emocional te Djajtë e Kuq.

Ronaldo kishte më pak se 12 muaj të mbetura në kontratë me skuadrën e Juventus ku paguhej rreth 30 milionë euro (megjithë taksa) në sezon.

Top Channel