Një shtetas që dyshohet se është autori i vrasjes me armë në nëntor të vitit të kaluar në Gjakovë, është arrestuar nga policia.
Ndaj shtetasit me iniciale M.D. rëndon akuza e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje.
Njoftimi i Prokurorisë së Gjakovës:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se, më 26 gusht 2021, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar personin me inicialet M.D., nga Republika e Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Ekziston dyshimi se i njëjti, më 12 nëntor 2000, në fshatin Koshare, Komuna e Gjakovës, me armë zjarri ka vrarë një person, dhe ka plagosur dy persona të tjerë.
I dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orë.
Top Channel