Vllaznia apo Teuta? Cila do të jetë superkampionia e Shqipërisë?

27/08/2021 19:50

Sezoni i ri futbollistik në Shqipëri nis zyrtarisht këtë të shtunë me finalen e Supekupës mes Teutës dhe Vllaznisë.

Do të jetë një sfidë mes dy skuadrave që luftuan për titullin kampion deri në sekondën e fundit dhe me djemtë e Detit që triumfuan vetëm falë golavarazhit. Për trajnerin Brdaric, skuadra nuk ka nevojë për motiv ekstra pasi vetë fakti që përballet me ekipin kampion ia jep këtë motivim.

Tomas Brdaric: Nëse përballë ke ekipin kampion, nuk ka nevojë për motivim shtesë.Do të tregojmë fytyrën tonë më të mirë, do të bëjmë maksimumin dhe skuadra është e përgatitur për këtë ndeshje dhe  dua që tifozët të jenë krenar për lojën tonë.

Sigurisht që dhemb paksa humbja e kampionatit sezonin e kaluar por është një kapitull i ri dhe besoj se do të jetë një mbrëmje e magjishme për ata tifoz që duan futbollin e bukur.

Janë të shumtë ata që e shohin këtë sfidë me e Teutën si mundësinë më të mirë të Vllaznisë për të marrë revanshin për humbjen e kampionati, por jo për kapitenin Gurishta.

Finalja e Superkupës së Shqipërisë do të luhet në orën 19:00 të së shtunës në Elbasan Arena me publik në shkallët e tij në masën 30% të kapacitetit. kjo përballje mes Vllaznisë dhe Teutës që do të transmetohet në platformën Digitalb, do të jetë edhe sfida e parë zyrtare e futbollit shqiptar ku do të përdoret Sistemi VAR.

Top Channel