Rihanna dhe ASAP Rocky do e cojnë lidhjen e tyre të dashurisë në një fazë tjetër. Ata janë aq të dashuruar sa po mendojnë të fejohen, ndërsa martesa mbetet në planet e tyre të së ardhmes.

“Këta të dy janë të dashuruar marrëzisht, dhe është e vërtetë se ka shumë zhurmë në rrethin e tyre rreth një fejese të mundshme. Kjo mund të ndodhë së shpejti sepse e ka sugjeruar Rocky, por nuk i ka ushtruar presion dhe ajo që ka më shumë rëndësi për ta është të vazhdojnë të ndërtojnë këtë gjë të bukur që kanë krijuar,” zbuloi ekskluzivisht një burim i afërt për ‘Us Weekly’.

Këngëtarja e famshme dhe reperi 32-vjeçar po shijojnë historinë e tyre të dashurisë që prej vitit 2019.

 “Ata janë shumë të hapur me miqtë, dhe është ndryshe nga çdo lidhje që ata kanë përjetuar ndonjëherë me dikë tjetër. Ata nuk kanë nevojë për një copë letër për të qenë të lumtur, por Rihanna është një romantike e vërtetë, miqtë dhe familja e saj veçanërisht nëna e saj, kanë dëshirë ta shohin të martuar”, shtoi burimi.

Ndërkohë, thuhet se Rihanna dhe Rocky po punojnë për një projekt të ri muzikor që do ta sjellin në bashkëpunim.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA