LIVE/ Vëmendja e botës nga Pakistani, nisin negociatat SHBA-Iran. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon. Europa ka edhe 3 javë karburant për avionët 11/04 19:07
Kreu i partisë Forza Italia, Silvio Berlusconi është shtruar sërish në spitalin “San Rafaele” në Milano. Ai është transportuar në spital ditën e djeshme për të bërë disa kontrolle.
Hera e fundit që 84-vjeçari Berlusconi u shtrua në spital ishte nga 6 prill, deri më 1 maj dhe më pas u kthye në mes të majit për analiza të tjera, për shkak të pasojave që i ka covid-19. Berlusconi u infektua me covid në shtator të vitit të kaluar.
84-vjeçari, sipas burimeve nga partia e tij, do t’i nënshtrohet kontrolleve të rregullta, ndërsa mbërriti në spital, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Top Channel