Koronavirusi duket se po i jep shenjat e valës së katërt në Greqi, pasi ka pasur shifra të larta të infektimeve dhe viktimave.
Gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar 3,076 raste të reja dhe 22 jetë të humbura nga Covid-19. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 217 raste konsiderohen të kenë lidhje me udhëtimet jashtë vendit ndërsa rreth 1,794 të tjerë janë infektuar nga të tjerë që janë pozitivë me koronavirus.
Numri i pacientëve që ndodhen në intubim është 337. Pjesa më e madhe e tyre janë meshkuj, ndërsa mosha mesatare e pacientëve të shtruar është 64 vjec.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 576,672 nga të cilët 51.1% janë meshkuj. Ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë, kanë humbur jetën 13,561 persona në total nga koronavirusi.
Top Channel