Ronaldo përshëndet Juven: Bëmë gjëra të mëdha, mbetem njëri prej jush

27/08/2021 21:25

“Unë largohem nga një klub fantastik, më i madhi në Itali dhe ndër më të mëdhenjtë në Evropë: I dhashë zemrën dhe shpirtin Juventusit dhe gjithmonë do ta dua Torinon.”

Me një postim në Instagram, Cristiano Ronaldo përshëndeti klubin e Juventusit dhe tifozët e tij pas formalizimit të transferimit të tij te Manchester United.

“Tifozët më kanë respektuar gjithmonë, jam përpjekur të përgjigjem duke luftuar në çdo ndeshje, sezon dhe garë. Kemi arritur gjëra të mëdha, edhe nëse jo gjithçka që donim, por kemi shkruar një histori mjaft të mirë”, shtoi ndër të tjera portugezi.

Letrën përshëndetëse CR7 e mbyll me një varg të himnit Juve: “Unë gjithmonë do të jem njëri prej jush: tani ju jeni pjesë e historisë sime, pasi ndjej se jam pjesë e jotja”.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e mbyllën aventurën e tij me bardhezinjtë me një total prej më shumë se 100 golash të shënuar në 3 vite, 81 prej tyre vetëm në kampionat.

 

Top Channel