PSG synon transferimin e Richarlison si zëvendësim të Mbappes

27/08/2021 22:44

Sipas raportimeve të shumta, gjiganti spanjoll Real Madridi do të nënshkruajë me Mbappen para se të mbyllet afati kalimtar veror i transferimeve.

Paris Saint-Germain do të mundohet që të nënshkruajë me brazilianin Richarlison nga Evertoni, për ta zëvendësuar Kylian Mbappe, pasi që ky i fundit është shumë afër transferimit tek Real Madridi.

Gjiganti spanjoll dëshiron me çdo kusht që të transferojë yllin francez para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve, dhe tanimë e kanë bërë edhe ofertën e dytë drejt PSG, ofertë kjo që pritet të jetë e fundit, përcjell KosovaPress.

PSG nuk dëshiron që ta lejojë Mbappen të largohet, por tani e kanë identifikuar sulmuesin e Evertonit Richarlison si kandidatin perfekt për ta zëvendësuar 22 vjeçarin francez, nëse veçse duhet që ta pranojnë ofertën e Real Madridit.

Top Channel