“Profecia e Covid 19”, çfarë parashikon për Shtetet e Bashkuara!

27/08/2021 13:47

Gjendja e pandemisë në SHBA, duket e zymtë. Parashikimet janë që deri në 1 dhjetor, Shtetet e Bashkuara të regjistrojnë edhe 100,000 vdekje të tjera nga koronavirusi.

Vendi është praktikisht në darën e valës së katërt të infeksioneve në rritje, pasojë e variantit tejet infektues Delta.Parashikimi u bë nga modelet e krijuara në Universitetin e Uashingtonit.Aktualisht, numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA është mesatarisht 1,100 në ditë – një nivel i cili nuk ishte parë që prej mesit të marsit.

Në spitalet amerikane, janë të shtruar mbi 100,000 pacientë me koronavirus. Infeksionet e konfirmuara ditore llogariten në afro 150,000. Në SHBA, 52 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar dhe 61 për qind kanë marrë të paktën një dozë. Amerika mbete vendi më i prekur në botë nga kororonavirusi. Mbi 38 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 633,000 kanë humbur jetën nga kjo sëmundje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA