Po transportonte emigrantë të paligjshëm, ndalohet kamioni i mallrave në Kosovë. Kaloi kontrollin në Turqi, Greqi dhe Maqedoni të Veriut

27/08/2021 17:18

Një kamion mallrash është ndaluar në pikën e kalimit kufitar Hani i Elezit në Kosovë. Aty u konstatua se kishte 5 emigrantë nga Siria.

Kamioni që kishte kaluar nga Turqia, përmes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut u ndalua rreth orës 10:00 për kontroll të detajuar në vijë të dytë.

“Zyrtarët policor të Stacionit  të Policisë Kufitare – Hani Elezit, më 27 gusht 2021, rreth orës 10:00, në realizim të Planit Operativ “Ngritja e vigjilencës dhe masave të sigurisë”, në hyrje për në Republikën e Kosovës në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit kanë ndaluar për kontrollim një kamion mallrash.

Zyrtarët policorë, pas krijimit të dyshimit, gjatë kontrollit më të detajuar në ‘vijë të dytë’, të kamionit i cili vinte nga Turqia, përmes Greqisë dhe së fundit Maqedonisë së Veriut, në kamionin e mbyllur kanë hasur pesë shtetas (emigrantë) nga Siria.

Shtetasit sirian nuk kishin dokumente të udhëtimit. Për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim më të është trajtuar rasti si ‘kontrabanda me emigrant’”, thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA