Trupat amerikane në Kabul po përgatiten për më shumë sulme terroriste që mund të përfshijnë makina bombë ose raketa në aeroport, paralajmëroi gjenerali amerikan.
“Ne besojmë se është dëshirë e tyre që të vijojnë me sulmet dhe ne presim që të ketë sulme të tjera”, tha gjenerali amerikan Kenneth Frank McKenzie para gazetarëve. Pavarësisht këtij paralajmërimi, vijon evakuimi në Afganistan ku njerëzit presin që të largohen sa më shpejt nga regjimi taleban që ka marrë kontrollin që prej 15 gushtit.
Dy sulmet ndodhen dje në portën lindore të aeroportit, ku qindra afganë prisnin me shpresë për evakuim, morën jetën e 13 trupave amerikanë dhe dhjetëra afganëve. Dita e djeshme ishte incidenti më vdekjeprurës për trupat amerikane në Afganistan prej një dekade.
Ndërsa presidenti amerikan Joe Biden premtoi vijimin e operacioneve të evakuimit nga Afganistani pasi u betua për hakmarrje. Biden paralajmëroi se këto sulme nuk do të harrohen, aq më pak personat që kërkojnë t’i bëjnë keq Amerikës duhet të jenë të bindur që “do të paguajnë”.
Kujtojmë se sulmi i parë ishte në portën e Abbey të aeroportit ndërsa i dyti ndodhi pranë hotel Baron, ku përveç ushtarëve amerikanë, mbetën të vrarë edhe 117 afganë. Deri tani, SHBA-ja dhe forcat aleate kanë evakuuar mbi 100,000 persona.
Top Channel