Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në pallatin e brigadave deputetë të rinj dhe të vjetër, për të diskutuar për vizionin e mandatit të tretë qeverisës.
Teksa vinte pikat mbi “i” për këdo që ekspozohet nga organet e drejtësisë si ndikues apo përfitues i paligjshëm të mirash publike, Rama theksoi se individët e korruptuar nuk duhet të jenë vetëm punë e SPAK. Kryeministri i kërkoi deputetëve që të jenë hulumtues dhe grumbullues provash, ndërsa propozoi një ligj të veçantë të platformës së bashkëqeverisjes.
Rama: Duhet të jetë e qartë për të gjithë anëtarësinë e kësaj familje të madhe politike por edhe për të gjithë ata që na kanë zgjedhur apo jo, se kushdo që e ka në ballë logon e PS, ekspozohet nga organet drejtësisë si ndikues apo përfitues i paligjshëm të mirash publike, faji është i tij, por turpi është i gjithëve ne nëse nuk vendosim të qartë dhe të drejtë vijën e kuqe duke mos harruar për asnjë çast dhe duke bërë me dije menjëherë kur është nevoja se kjo skuadër nuk do të jetë kurrë as streha, as mburoja e askujt që me veprimet e veta cenon emrin e PS. Kjo parti ashtu si cdo familje, organizatë nuk mban përgjegjësi pse një individ shkel mbi flamurin e saj të vlerave dhe parimeve, por mban përgjegjësi për sa drejt dhe vendosmërisht reagon ndaj individit në fjalë duke u distancuar prej aktit të tij dhe atij vetë kur në mes hyn vetë drejtësia.
Mandati i tretë do të jetë fazë kohore përcaktuese për zhvillimin e vendit ku pastrimi i mëtejshëm i sistemit të drejtësisë, puna e organeve në luftën kundër korrupsionet të shoqërohen paralelisht me një ofensive frontale drejt kësaj shumice në cdo nivel të administratës. Ne nuk duhet dhe nuk do presim që SPAK të merret me çdo vatër dhe cdo individ të korruptuar të pushtetit vendor e qendror, por të jemi kërkues, hulumtues, grumbullues faktesh e provash duke i veshur një armaturë edhe me ligj të veçantë platformës bashkë së bashkëqeverisjes si dhe duke e mbyllur rrethin e shërbimeve digjitale për publikun dhe të ndërveprimit digjital brenda sistemit të institucioneve, agjencive dhe drejtorive të ekzekutivit, ne do të mund të nxjerrim elektronikisht në pah dhe në kohë reale të gjitha pikat ku ngecin, bllokohen, pengohen shërbimet e shtetit për qytetarin apo biznesin.
Top Channel