Nis epoka Flick te Gjermania, tre emra të rinj në grumbullim

27/08/2021 19:02

Nis era Hansi Flick te Gjermania, me ish trajnerin e Bayernit që ka publikuar listën e futbollistëve që do të grumbullojë për eliminatoret e Kupës së Botës, të cilat do të jenë edhe ndeshjet e tij të para në krye të pankinës së “panzerave”.

Tre emra të rinj bien në sy në listën e publikuar nga Flic, të cilët janë mesfushori i Hoffenhaim David Raum, mbrojtësi i Freiburgut Nico Schlotterbeck dhe sulmuesi i Salzburgut, Karim Adeyemi, të cilët janë të tre nën moshën 23-vjeçare.

Gjithashtu janë thirrur sërish edhe veteranë si kapiteni i Borussia Dortmundit, Marco Reus, fantazisti i Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, apo mesfushori i Manchester City-t, Ilkay Gungogan.

Gjermania do të luajë tre ndeshje eliminatore në muajin shtator, duke nisur nga transferta ndaj Lichtenstejnit më 2 shtator, te sfida në shtëpi ndaj Armenisë më 8 shtator dhe më pas transferta ndaj Islandës më 8 shtator.

 

Top Channel