Dokumentat gjyqësore tregojnë se 70 vjecari Dr Barry Arnold, përfitoi nga dobësia e të paktën gjashtë grave nga viti 2016 deri në 2020, dhe përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor.
Barry Arnold, dentist në New York u arrestua dje për dhënien e drogave me rekomandim, në këmbim të seksit, për femra të varura nga substancat.
SHBA është aktualisht në mesin e një epidemie të tejpërdorimit të drogave me bazë opiumi.
Doktori merrte favoret seksuale në shtëpinë e tij ose në zyrën e tij, teksa më pas u jepte grave recetat mjekësore për të blerë në farmaci mjekime qetësuese si Oxycodone, Percocet e Xanax, tha policia.
Qetësuesit e përmendur janë të gjitha me bazë opiumi.
Dokumentet gjyqësore thonin se Arnold kishte dhënë të paktën 28 receta të tilla për gjashtë gra të ndryshme. Ai gjithashtu kishte konsumuar droga së bashku me viktimat dhe kishte blerë kokainë, të cilën ata e përdornin në ‘takimet’ e tyre.
Pas arrestimit, doktori abuzues ka paguar garancinë e lirisë me kusht prej $200,000 dhe gjatë kohës së gjykimit mund të vazhdojë të praktikojë profesionin e tij. Mirëpo nuk lejohet më të japë rekomandime dhe receta për mjekime të kontrolluara.
Nëse shpallet fajtor Dr Arnold përballet deri më 20 vjet burg.
Prokurorja Jacquelyn M. Kasulis tha: “Ne argumentojmë se Dr Arnold ka abuzuar detyrën e tij si dentist duke përfituar nga gra të dobëta të varura nga drogat, duke këmbyer recetat e tij me akte seksuale.”
“Ne jemi të përkushtuar për ndjekjen rigoroze penale të mjekëve që shkelin betimin e tyre të profesionit, duke kontribuar keshtu në shtimin e personave të varur nga drogat në komunitetet tona.”
Aktet seksuale kishin ndodhur në ish-zyrën e dentistit në Lynbrook të New York, në zyrën e tij aktuale të punës, si dhe në shtëpinë e tij në Long Island, New York.
Komisioneri i policisë Stuart Cameron tha: “Për një periudhë prej rreth katër vitesh Dr Arnold përdorte cilësitë e tij për të përfituar nga njerëz që vuajnë nga varësia, duke përfituar kënaqësi personale”.
“Doktori duhet të ruante standarde më të larta për veten por ne po hetojmë dqe të bëjmë përgjegjës të gjithë personat e përfshirë në klinikën e tij mjekësore, në një kohë kur kriza e opiateve po demton rëndë vendin tonë”.
Vitin e kaluar në SHBA, nga mbidoza e drogave opiate kanë vdekur 93,331 njerëz, sipas autoriteteve.
Gjyqi i dentistit abuzues vazhdon.
Top Channel