Një “objekt misterioz në formën e një kandili deti”, i cili është shfaqur papritur në qiell ka befasuar rusët.
Banorët në rajonin Amur Oblast e panë objektin duke fluturuar dhe publikuan pamje të tij në internet. I ngjashëm me një kometë, ai ishte mjaft i bukur sipas tyre. Një djalë i ri, i shoqëruar nga miqtë e tij, mund të dëgjohej duke thirrur në rusisht teksa tregonte me gisht drejt qiellit. Ai më pas zmadhon pamjen, për të afruar imazhin e atij që në fillim dukej si një trup i çuditshëm qiellor.
“Miqtë e mi dhe unë pamë lëvizjen e një objekti në qiell, dukej si një kometë, por fluturoi ngadalë dhe kuptuam se ishte një lloj rakete ose makine fluturuese”, tha i riu. Një përdorues i rrjeteve sociale spekuloi se mund të ishte një raketë, duke shkruar se: “Duket si një raketë që kapërcen atmosferën e tokës. Pyes veten nëse ka arritur në orbitë”.
Një i dytë u shpreh se mund të jetë një satelit që kthehet, “me litium që digjet deri në fund”. Dikush ishte i bindur se bëhet fjalë për një meteor. Të tjerë e lëshuan më tepër fantazinë dhe thanë se mund të ishte një UFO.
Top Channel