Teksa vëmendja e botës është përqëndruar tek Afganistani, dhe e Shteteve të Bashkuara gjithashtu, Washingtoni me politikën e tij të jashtme shumëplanëshe, nuk shkëput nga fokusi as zona të tjera konflikti potencial.
Një prej tyre, është Deti i Kinës Jugore. Luftanije USS Tulsa në ujërat e Singaporit është një prej atyre kërcënimeve detare të “afta të hedhin në erë çdo operacion kinez në këtë zonë”. Ky simbol lundrues i të gjithë problemeve më dëmtuese të marinës amerikane, shënon në listën e aftësive edhe faktin që mund të qëndrojë edhe në zona më të cekëta, ndonëse kritikët tërheqin vëmendjen tek armatimet e tij të kufizuara dhe historikun e dëmtimeve të natyrës mekanike.
“Arsyeja pse ne jemi këtu është e rëndësishme“, i tha zv/presidentja Kamala Harris ekuipazhit të Tulsas, në bordin e të cilës zbriti të hënën në mbrëmje. “Prania jonë në rajonin e Indo-Paqësorit ka një histori të gjatë e përfshin ndihmën për të garantuar paqen dhe sigurinë, lirinë e tregtisë e atë të lundrimit, rrugët e hapura ujore, dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla që ka sjellë kaq shumë siguri dhe prosperitet”, ishte komenti i saj.
Krerët e marinës amerikane, thanë për CNN, se anijet luftarake litorale si Tulsa janë pjesë integrale në realizimin e te gjithë kësaj. Ato pritet të luajnë një rol edhe më të madhe nëse SHBA-ja përballet me një prani të fuqishme të Pekinit në Detin e Kinës Jugore, që shfrytëzon edhe instalacionet ushtarake në ishujt artificiale të krijuara prej tij.
Top Channel