Lorik Cana zgjedh ‘goglat’, Tottenham në grupin më të vështirë!

27/08/2021 16:17

Merr jetë edhe kompeticioni më i ri për klube, Europa Conference League. Në Stamboll u hodh shorti i fazës së grupeve me 32 skuadrat pjesëmarrëse që mësuan rrugëtimin e tyre drejt finales së madhe të Air Albanias që do të zhvillohet në datën 25 maj në Tiranë.

Lorik Cana i cili është edhe ambasadori i finales bashkë turkun Nihat Kahveci përzgjodhën goglat me grupin G që mund të konsiderohet edhe si më i forti me klube si Tottenham, Rennes, Vitesse e NK Mura. Short jo i lehtë edhe për Romën skuadrën tjetër favorite të këtij kompeticioni.

GRUPI A: Lask, Maccabi Tel Aviv, Alashkert, Helsinki
GRUPI B: Gent, Partizan Beograd, Flora Tallin, Anorthosis
GRUPI C: Roma, Zorya Luhansk, CSKA Sofia, Bodo/Glimt
GRUPI D: AZ Alkmaar, CFR Cluj, Jablonec, Randers
GRUPI E: Slavia Praha, Feyenoord, Union Berlin, Maccabi Haifa
GRUPI F: Copenhagen, PAOK, Slovan Bratislava, Lincoln Red Imps
GRUPI G: Tottenham, Rennes, Vitesse, NK Mura
GRUPI H: Basel, Qarabag, Kairat Almaty, Omonoia / SS

Top Channel