Futbollisti i kampionëve të Anglisë, Manchester City gjykohet për 4 përdhunime, një sulm seksual (fotot)

27/08/2021 16:09

Benjamin Mendy, mbrojtësi i majtë i kampionëve të Anglisë Manchester City ka dalë sot në gjyq i akuzuar për sulme seksuale ndaj tre grave, një prej të cilave ka ndodhur vetëm “disa ditë më parë” kur gjendej ne liri me kusht.

Futbollisti 27 vjeçar nuk tregonte asnjë emocion teksa u dërgua në paraburgim nga gjykatesi, për akuzat e katër përdhunimeve dhe një sulmi seksual.

Pas njoftimit të akuzave, ai ishte pezulluar menjëherë nga aktiviteti sportiv.

Autoritetet thanë se akuzat janë bërë nga tre denoncuese, të gjitha mbi 16 vjeç dhe kanë ndodhur prej tetorit të vitit të shkuar deri muajin që shkoi.

Mbrojtësi i kombëtares franceze ishte arrestuar në nëntor në shtëpinë e tij prej 5 milionë paundësh në Prestbury, në veri të Anglisë dhe u lirua me kusht në pritje të hetimeve.

Mendy, i cili ka një rrogë prej 90,000 paundë në javë me Manchester City, i dërgua në paraburgim pas seancës së sotme.

Ai mbante veshur në gjyq një bluzë të kuqe me kapuç dhe tuta të zeza sportive, ndërsa foli vetëm për të konfirmuar gjeneralitetet.

Klubi i tij tha në një deklaratë: “Manchester City konfirmon se pas akuzave të policisë Benjamin Mendy është pezulluar në pritje të hetimeve.

Kampionët aktualë të Premierligës, Man City kanë nënshkruar me Mendy duke e blerë për 50 milionë paundë nga skuadra franceze Monaco në 2017.

FOTO GALERI
1/6
Benjamin Mendy, mbrojtësi i majtë i kampionëve të Anglisë Manchester City ka dalë sot në gjyq i akuzuar për sulme seksuale ndaj tre grave

Top Channel