E bujshme/ Cristiano Ronaldo rikthehet te skuadra e Manchester United (fotot)

27/08/2021 18:10

Mediat angleze njoftonin pak më parë mbylljen e marrëveshjes së rikthimit të yllit portugez të futbollit Cristiano Ronaldo, me skuadrën e Manchester United, pas largimit nga Juventus në Itali.

Ronaldo kishte njoftuar se do të largohej nga Italia dhe Zonja e Vjetër para skadimit të kontratës së tij, dhe deri momentet e fundit besohej se destinacioni i tij ishte diku mes PSG në Francë ose kampionëve të Anglisë, Manchester City.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë pritej të transferohej të Manchester City deri mëngjesin e sotëm, por në mesditë negocjatat mes dy palëve ishin prishur, shkruan The Guardian.

Ende nuk dihen prapaskenat e transferimit të tij te skuadra ku Ronaldo mori famën e tij me trajnerin Alex Ferguson, por përfaqësuesi i tij, Jorge Mendes, ishte sot në negocjata intensive në Manchester prej mëngjesit, dhe refuzimi i City duket se ka qenë hallka e fundit e kalimit të tij emocional te Djajtë e Kuq.

Ronaldo kishte më pak se 12 muaj të mbetura ne kontrate me skuadrën e Juventus ku paguhej rreth 30 milionë euro (megjithë taksa) në sezon.

Dhe ndoshta kjo ishte dhe arsyeja që milionerët e City nuk dëshironin të jepnin një rrogë të tillë për dikë që mbush 37 vjeç në shkurt, prandaj refuzuan kontratën dy-vjeçare me të.

Nga majtas, trajneri aktual Solskjær, Cristiano dhe ish-trajneri Ferguson

Më herët United kishin pranuar një marrëveshje në parim me klubin italian për rikthimin e sulmuesit fenomenal që kishin blerë nga skuadra e Sporting Lisbonës kur ishte adoleshent, dhe pas gjashtë sezonesh e kishin shitur për shumën asokohe rekord prej 100 milionë euro te Real Madrid, në 2009.

Dje në konferencën e shtypi para ndeshjes me Wolves, trajneri i United, Solskjær (me pare shok skuadre me Ronaldon) kishte sinjalizuar se ata do të mundohen “të prishin pazaret” e fqinjëve të qytetit, City, për nënshkrimin me Ronaldo, duke pranuar se mesfushori portugez i United, Bruno Fernandes kishte kontaktuar me shukun e tij të kombëtares së Portugalisë.

“Në gjithmonë kemi pasur komunikim të mirë, e di që Bruno [Fernandes] ka folur me të dhe Cristiano e di çfarë ndjejmë ne për të, prandaj nëse do të largohet nga Juventus, ai e di që ne jemi këtu”

FOTO GALERI
1/6
Ronaldo kishte më pak se 12 muaj të mbetura ne kontrate me skuadrën e Juventus

Top Channel