Joe Biden premtoi vazhdimin e operacioneve të evakuimit nga Afganistani pas shpërthimeve të fuqishme në aeroportin e Kabulit që i morën jetën 13 ushtarëve amerikan.
I përlotur, presidenti amerikan u betua për hakmarrje. Do t`i gjejmë personat përgjegjës për sulmet, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Ata që kryen këtë sulm, si dhe kushdo që kërkon që do t’i bëjë keq Amerikës duhet ta dijë se: Ne nuk do të falim. Ne nuk do të harrojmë. Ne do t’ju kapim dhe do t’ju bëjmë të paguani.
Vec marinsave, nga sulmi mbetën të vrarë edhe 90 afganë. Dhjetëra të tjerë u plagosën. Viktimat e sulmit ishin të parat mes ushtarëve amerikanë që nga shkurti 2020. Ishte incidenti më vdekjeprurës për trupat amerikane në Afganistan prej një dekade. Gjenerali amerikan Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së tha se një përplasje me armë pasoi sulmet me bomba. Sipas agjencisë Reuters forcat amerikane në Kabul po përgatiten për sulme të tjera nga Shteti Islamik, i cili mori përgjegjësinë e ngjarjes së dhunshme të një dite më parë.
Kombet e Bashkuara dhe NATO-ja e dënuan me forcë sulmin e të njëjtën gjë bëri dhe zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid. Sipas gjeneralit McKenzie nuk ka asnjë provë deri tani që të ketë pasur ndonjë bashkëpunim mes talebanëve dhe ISIS-in në kryerjen e sulmeve, i pari dhe kryesori it ë cilëve ishte sulmi kamikaze në Portën e Abbey të aeroportit, ndërsa një shpërthim i dytë ndodhi në afërsi të saj, pranë Hotel Baron.
Top Channel