36 viktima dhe 1037 raste të reja me COVID-19, është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore, ndërsa viktima më e re është një 24 vjeçar nga Resnja.

Infektimet më të mëdha vazhdojnë të jenë në Shkup, Tetovë, Gostivar me nga 100 të infektuar e lartë. Kurse viktimat janë regjistruar 11 në Shkup, 8 në Tetovë, 3 në Kërçovë etj.

Ndërsa janë shënuar edhe 543 pacientë të shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarave 154.174 që nga fillimi i pandemisë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, numri më i madh i viktimave nga covid-19 janë të pavaksinuar.

Sipas të dhënave për tre javën e fundit, vetëm 30 persona nga gjithsej 276 viktima kanë qenë të vaksinuar.

Top Channel