Një turist britanik ka goditur me thikë kamerierin pas një konflikti të dalë jashtë kontrolli në një restorant në Majorca, për shkak të një bifteku binjësh viçi.
Jaime Soberats, menaxheri i restorantit Don Denis, tha se klienti “kishte sulmuar kamerierin pa paralajmërim” pasi kishte ardhur i armatosur me një thikë.
I sulmuari kishte reaguar edhe ai me mjete të mprehta duke bërë që si pushuesi edhe kamerieri të jenë në spital me plagë thike.
Soberats tha: “Siç më thanë, turisti ishte tërbuar sepse nuk ishte i kënaqur me biftekun e të dashurës së tij.”
“Nuk e di se cili është saktësisht problemi por ai ishte bërë agresiv dhe kishte sulmuar pa paralajmërim, i cili është një njeri paqësor nga Bangladeshi dhe nuk më ka krijuar kurrë probleme.”
Menaxheri spanjoll i restorantit tha se klienti i tërbuar “jam i bindur se ka ardhur i armatosur në restorant”. Të dy burrat më pas pësuan plagë thike dhe mbetën përtokë të plagosur.
“Turisti u lëndua më shumë dhe kishte humbur shumë gjak. Kamerieri më ka siguruar që nuk kishte thikë,” tha Soberats said.
“Sulmuesi ishte trupmadh dhe nuk e kisha parë më parë këtu. Nuk mund të them nëse kishte pirë por sjellja e tij ishte si e një rrugaçi të dehur”, tha Soberats.
“Ishte shumë agresiv dhe dukej i vendosur të bënte të vuanin shumë njerëz për atë që besonte se ishte shërbim nën standard.”
Policia e Majorca nuk konfirmonte kombësinë e kamerierit dhe as nuk tha nëse ishte arrestuar.
Asnjë nga të plagosurit nuk emëruar teksa policia po vijon hetimet.
Can Picafort pershkruhet si rezort ideal per cifte e familjare dhe frekuentohet shume nga britaniket.
Top Channel