“S’ka prova që ta lidhin Bin Laden me 11 shtatorin”, talebanët nuk ndryshojnë qëndrim

26/08/2021 17:40

Refuzimi i talebanëve për të dorëzuar Osama Bin Ladenin, trurin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, ishte një nga arsyet e përmbysjes së tyre nga pushteti prej forcave amerikane dhe aleatëve 20 vjet më parë.

Por edhe pas dy dekadash dhe përpjekjeve për t`i treguar botës se kanë ndryshuar, deklaratat dhe qëndrimet e talebaneve gjithmonë e më shumë po dëshmojnë të kundërtën. Një zëdhënës i tyre deklaroi së fundi gjatë një interviste për NBC News se nuk ka prova që ta lidhin Bin Ladenin me aktin terrorist të 11 shtatorit. Kjo ishte përgjigja që Zabihullah Mujahid i dha pyetjes nëse Afganistani do të kthehet sërish në bazë për terrorizmin pas tërheqjes së trupave amerikane.

“Kur Osama bin Laden u kthye në problem për amerikanët, ai ishte në Afganistan. Edhe pse nuk ka prova të përfshirjes së tij në ato sulme, ne kemi premtuar tani se toka afgane nuk do të përdoret kundër askujt”, u shpreh ai. Gazetari insistoi mbi këtë çështje, dhe Mujahid theksoi sërish se nuk ka asnjë provë sipas tij. “Edhe pas 20 vitesh lufte, nuk ka fakte që të tregojnë përfshirjen e Bin Ladenit. Ai ishte thjesht një justifikim për pushtimin”, deklaroi zëdhënësi taleban.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA