Francë/ Renie drastike e numrit të plazhisteve ‘topless’ prej frikës së publikimit në rrjet (fotot)

26/08/2021 21:03

Numri i grave franceze që bëjnë banjo dielli pa rrobabanjo të sipërme ka shënuar më të ulëtën e 40 viteve të fundit, sipas një sondazhi të fundit.

Arsyeja për këtë raportohet se është frika nga fotografimet e fshehta dhe publikimi i imazheve në rrjetet sociale, shkruan tabloidi britanik Daily Mail.

Sondazhi zbuloi se vetëm një e pesta e grave rrezikojnë të dalin ‘topless’ në plazhet e Francës, dhe prej tyre, gjysma thonin se trembeshin nga ngacmimet apo sulmet e burrave.

Banja e diellit pa të sipërme ka nisur të humbasë popullaritetin e saj mes grave vitet e fundit, teksa tani vetëm 19 përqind e grave thonë se e bëjnë, në krahasim me 34 përqind e tyre në 2009, dhe rreth 40 përqind të grave franceze në vitin 1984.

Sondazhi i grupit Ifop tregonte se gratë franceze po tregohen gjithnjë e më shumë të kujdesshme, duke përmendur arsye si kujdesi shëndetësor, frikë nga ngacmimet seksuale apo shqetësime sigurie, raporton e përditshmja vendase Le Parisien.

Sondazhi thoshte se 46 përqind e francezeve nuk dilnin pa rrobabanje të sipërme se trembeshin nga fotografimet e fshehta dhe postimin e imazheve në rrjetet sociale.

Ndërsa një pjesë e madhe e tyre, 53 përqind, thonin se nuk e bënin prej shqetësimeve shëndetësore, si kanceri i gjirit apo dëmtime nga dielli.

Ndërkohë gjysma e grave spanjolle thonë se dalin ‘topless’ në plazh, ashtu si dhe 34 përqind e grave gjermane.

Banja e diellit ‘topless’ nisi të përhapej në Francë fillimisht në vitet 1960-të, gjatë asaj që njihej si vala e dytë e feminizmit, e kryesuar nga aktorja Brigitte Bardot me imazhet e saj të para gjysmë e zhveshur në plazhet e Cote D’Azur.

Kritikat e Vatikanit dhe Kishës Spanjolle ndaj sjelljes duket patën efekt të kundër duke e sjellë akoma më shumë në modë.

FOTO GALERI
1/3
Numri i grave franceze që bëjnë banjo dielli pa rrobabanjo të sipërme ka shënuar më të ulëtën e 40 viteve të fundit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA