Me kërkesën për trajtimin e vrasjeve të grave si urgjencë kombëtare kanë mbajtur protestë në Prishtinë nga një sërë organizatash për të drejtat e grave.
Ndryshe nga hera e kaluar, protestë të enjten është zhvilluar para institucioneve ekzekutive.
Protesta filloi para Ministrisë së Drejtësisë, ku u kërkua që të gjitha prokurorët dhe gjyqtarët të vihen para drejtësisë për neglizhim të rasteve të dhunës ndaj grave.
Protesta më pas vazhdoi tek Ministria e Punëve të Brendshme, ku aty i priti ministri Xhelal Sveçla i cili tha se ka kërkuar nga Inspektorati Policor inspektim urgjent për mënyrën e trajtimit të rasteve të dhunës në familje gjatë vitit 2020 dhe 21.
Protesta përfundoi para qeverisë, kur edhe u hodh ngjyrë nën brohoritjet “kryeministër i ke durtë me gjak”.
Top Channel