Leopardi shpenzon 90 minuta duke tentuar të sulmojë iriqin e savanës, por heq dorë pas shpimit nga gjembat (fotot)

26/08/2021 16:06

Një leopard i pafat u detyrua të hiqte nga putrat e tij gjembat e ngulur nga sulmi ndaj një iriqi të botës së egër, pasi tentoi për më shumë se 90 minuta ta mposhtte.

Por mes tentativave të sulmeve predatori i madh detyrohej të bënte pushime për të hequr gjembat që i nguleshin në putra, e më pas të tentonte përsëri.

Ndërsa iriqi me gjemba të gjatë as që donte t’ia dinte për përpjekjet e leopardit, derisa sa ky i fundit më pas hoqi dorë.

Luftimi krijoi një radhë të gjatë trafiku në rrugën përmes parkut natyror.

Fotografja Mariette Landman, 57 vjeçe, e cila bëri fotot në parkun kombëtar afrikano-jugor Kruger tha: “Ishte dicka që nuk kisha dëshmuar kurrë më parë. Luftimi i tyre zgjati rreth 90 minuta.”

“Më pas ata të dy u larguan. Ishte një eksperiencë unike.”

FOTO GALERI
1/7
Një leopard i pafat tentoi për më shumë se 90 minuta te mposhtte iriqin e savanës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA