Talibanët kanë kapur më shumë se 100 helikopterë ushtarakë, thotë Rusia (fotot)

25/08/2021 18:03
Mi-17 i forcave afgane gjate manovrave ne Kabul ne tetor 2017.

Flota e helikopterëve rusë të transportit Mi-17 ishte prokuruar nga SHBA për forcat e armatosura afgane.

Kreu i kompanisë shtetërore të eksporteve të mbrojtjes tha sot se talibanët kanë kapur më shumë se 100 helikopterë ushtarakë në gjendje të ndryshme shërbimi, por shton se nuk do të jenë në gjendje t’i përdorin pa pasur mirëmbajtjeje dhe pjesë këmbimi.

Teksa talibanët mësynë ushtrinë afgane duke marrë kontrollin e depove të tyre të armatimeve, ata kanë kapur gjithashtu të paktën 100 helikopterë gjuajtës Mi-17.

SHBA raportohet se i kishte blerë ato për ushtrinë afgane pasi janë më të lirë dhe të lehtë për t’u operuar se modeli amerikan UH-60 Black Hawks.

“Flota e helikopterëve atje është e madhe – më shumë se 100 Mi-1, në tipe dhe gjendje të ndryshme operimi,” tha Alexander Mikheev, kreu i eksportuesit shtetëror rus Rosoboronexporter, sipas agjencisë vendase Interfax.

“Sigurisht që flota kërkon riparime, mirëmbajtje e pjesë këmbimi. Një pjesë e madhe e saj nuk është e operueshme”, tha ai.

Një raport i muajit të kaluar i inspektorit të përgjithshëm të SHBA për Afganistanin thoshte se ushtria afgane ka 56 helikopterë  56 Mi-17 nga të cilët vetëm 32 ishin në gjendje operacionale.

Mi-17 është një version i prodhimit rus Mi-8, i prodhuar në impjantet ushtarake të Kazan e Ulan-Ude në Rusi.

Nuk është e qartë tashmë se sa helikopterë mund të fluturojnë në shërbim të talibanëve. Në fillim të muajit u publikua një video ku talibanët fluturonin me një Mi-17, por nuk ka ende shenja se ata po i dislokojnë në frontin e luftimeve.

SHBA ka furnizuar vitet e fundit Afganistanin me helikopterë Black Hawks prej kufizimit të eksporteve nga Rusia, por dhe gatishmëria e tyre ka rënë në rreth 39% pas tërheqjes së kontraktorëve të mirëmbajtjes.

Prej vitesh kontigjenti i Mi-17 ka qenë mbështetja kryesore e forcave afgane për transport, shpërndarje municioni dhe evakuim të trupave. SHBA bleu fillimisht 50 helikopterë rusë Mi-17 për Afganistanin në 2005, dhe më pas 30 të tjerë, deri në hasjen e kundërhstimeve te Kongresit në 2013.

Por teksa rreziku taliban afrohej në Kabul shumë pilotë u arratisën drejt Uzbekistanit me dhe pa mjetet e tyre. Në një deklaratë të qeverisë së Uzbekistanit thuhej se 46 mjete ajrore afgane, duke përfshirë 24 helikopterë, ishin ulur në vendin aziatik.

Dhe në fakt ne fotot satelitore është zbuluar se të paktën 19 modele ruse Mi-17, dhe nëntë amerikane Black Hawks, gjenden në pistat e Uzbekistanit, shkruan The Guardian.

FOTO GALERI
3/3
Mi-17 i forcave afgane gjate manovrave ne Kabul ne tetor 2017.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA