Shtyrja e shkollës/ Prindërit nuk e mirëpresin fundin e shtatorit: Do të krijohen boshllëqe të tjera
24/08/2021 19:56
Shtyrja e vitit të ri shkollor përgjithësisht nuk është pritur mirë nga prindërit, të cilët vlerësojnë se hapja e shkollave në fund të shtatorit do të krijojë boshllëqe të tjera te nxënësit si dhe po i shkëput ata nga dëshira për arsimim.
Vetë fëmijët pranojnë se mësimi plotësues që fillon në 1 shtator i cili nuk është i detyrueshëm për ta, lë hapësira për justifikime që nxënësit të mos shkojnë në shkollë.
Megjithatë ka edhe përjashtime, sidomos të vegjlit e arsimit fillor që pas tre muajsh pushimesh kërkojnë të bëjnë mësim që në 1 shtator.
Top Channel