Xherdan Shaqiri është zyrtarisht futbollist i Lyonit në Ligue 1.
Futbollisti shqiptar, që përfaqëson Zvicrën në rang përfaqësuesesh, u largua pas tri sezonesh nga Liverpooli, skuadër me të cilën u aktivizua në 45 ndeshje të Premier League-s dhe realizoi 7 gola. “The Reds” përfituan 9.5 milionë stërlina nga kjo marrëveshje me Lyonin.
“Jam shumë krenar dhe i lumtur që më në fund jam këtu. Nënshkrova kontratën dhe zyrtarisht jam lojtar i Lyonit. Mezi pres të nis punën me skuadrën dhe të takoj të gjithë pjesëtarët e klubit. Do të jetë një përvojë e pabesueshme, shpresoj të shënoj shumë gola në para shumë tifozëve në këtë të mrekullueshëm. E ndiej mbështetjen e tyre, kam marrë mesazhe të shumta nga e gjithë bota. Shpresoj që me përvojën time të ndihmoj skuadrën që të fitojë sa më shumë ndeshje, mundësisht çdo ndeshje. Mendoj se ky ekip ka shumë potencial, po pres me padurim të nis punën dhe të jem i suksesshëm”, deklaroi ndër të tjera Shaqiri në prononcimin e parë për kanalet zyrtare të ekipit francez.
Shaqiri ka pasur fat në karrierën, pasi ka qenë pjesë e klubeve më të mëdha. Pasi spikati te Baseli, u transferua tek Bayerni në Bundesligë, duke fituar tre tituj të Bundesligës dhe një Champions League. Pas një përvoje të shkurtër me Interin, kaloi në Premier League, fillimisht me Stoke City-n e më pas te Liverpooli, klub me të cilin fitoi titullin e Premier League-s dhe Championsin./ SuperSport
Top Channel