I dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, Dardan Krivaqa është vënë nën prangat e policisë së Kosovës.
Krivaqa është arrestuar vetëm pak momente më parë dhe do të çohet para prokurorisë.
Dardan Krivaqa është person i njohur për policinë e prokurorinë në Ferizaj. Krivaqa ka qenë i përfshirë edhe në vepra të ndryshme penale. Ai rezulton të jetë akuzuar për vepra penale “Vjedhje e rëndë”, “Lëndim i lehtë trupor” “Kanosje”, “Lëndim i rëndë trupor”.
Vdekja 18-vjeçares nga Ferizaj tronditi mbarë opinionin publik ditën e djeshme.
E reja u la e shtrirë në tokë në dyert e spitalit, pa shenja jete! Ata që e dërguan atje ishin dy të rinj, Dardan Krivaqa, autori kryesor i ngjarjes të rëndë dhe shoku i tij, Arbër Sejdiu, i cili u kap dje nga policia.
Sipas familjarëve Krivaqa është bashkëshorti i 18-vjeçares që humbi jetën, e identifikuar si Marigona Osmani, e cila ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve trupore.
Nuk dihen ende detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa në njoftimin e policisë theksohet se keqtrajtimi fizik i adoleshentes ka ndodhur për motive të dobëta, por pasojat ishin fatale.
Ditën kur i jepet lamtumira e fundit Marigona Osmanit, të rinj dhe të reja janë mbledhur për të protestuar në shenjë revolte kundër dhunës ndaj grave.
E ndërkohë që përgatitet të përcjellë të bijën për në banesën e fundit, i ati shprehet se e ka kuptuar shumë vonë që vajza e tij ka qenë në lidhje me një person me të kaluar kriminale.
18-vjeçarja do të përcillet për në banesën e fundit, ndërsa varrimi do te behet ne ora 13:00 ne varrezat e reja te Komunës se Ferizajt.
Top Channel