Në Tokio të Japonisë nisin sot Lojërat Paralimpike.

Atletët pjesëmarrës pritet të tregojnë se aftësitë e tyre të kufizuara nuk janë pengesë për përsosmëri në sporte.

Lojërat do të hapen në mbrëmje nga perandori i Japonisë, Naruhito, por rregullat e koronavirusit nënkuptojnë që shumica e 68,000 vendeve të stadiumit do të jenë bosh.

Paralimpiada e këtij viti do të përfshijë 4,400 atletë nga 162 skuadra, përfshirë një që përfaqëson refugjatët.

Atletët do të garojnë në 22 sporte – në badminton dhe tekuando për herë të parë.

Lojërat do të zgjasin deri më 5 shtator.

Pothuajse të gjitha aktivitetet do të mbahen pa spektatorë, ndërsa nxënësit e shkollave pritet të marrin pjesë vetëm në disa prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA