Reali përgatit sulmin e fundit për Mbappenë, CR7 “me veshë” nga merkatoja

23/08/2021 22:58

Reali i Madridit, gati për sulmin e fundit për Kylian Mbappenë.

Sipas prestigjiozes spanjolle “AS”, në ditët e fundit të merkatos verore klubi “merengues” do të bëjë një tjetër përpjekje për të bindur PSG-në që ta lërë talentit francez të transferohet në “Bernabeu”.

Një lëvizje e tillë do të kishte efekt domino, pasi do të t’i jepte mundësi Cristiano Ronaldos të zhvendosej në “Parc des Princes”, për të luajtur krah “yjeve” Neymar e Messi.

Në fakt, asgjë nuk po lëviz në kampin parizien, të gjithë janë të sigurt që Mbappe do të qëndrojë, por në Spanjë e mendojnë ndryshe. “Los Blancos” nuk do të heqin dorë dhe do të përpiqen ta blejnë para qershorit të ardhshëm, kur i përfundon kontratë.

Kjo do të thotë që Reali duhet të bëjë një ofertë joshëse, midis 130 dhe 170 milionë euro, në varësi të shpërblimeve dhe mënyrave të pagesës. Shifra që në asnjë rast nuk e ngacmojnë Al-Khelaifin, ose të paktën kjo është ajo që duan të përcjellin nga Franca.

“AS”, nga ana tjetër e lidh mosaktivizimin titullar të Cristiano Ronaldos me një të ardhme të mundshme larg Juves, pikërisht te PSG. Për momentin, Juventusi nuk kanë marrë oferta dhe vetë Portugezi nuk e ka bërë të qartë dëshirën për t’u larguar, por është e qartë se nëse plani i Realit të ketë sukses, nevoja e PSG-së për të mbuluar një vrimë të rëndë në sulm dhe ideja joshëse për të luajtur krah Messit do t’i hapte rrugë martesës së CR7 me parzienët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA