Me 44 kg kanabis të fshehur në dy çanta në Kapshticë, 3 shqiptarë të arrestuar
23/08/2021 11:21
44 kilogramë kanabis janë sekuestruar në zonën e Kapshticës në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë ditën e sotme.
Lajmi bëhet publik prej autoriteteve greke të cilat deklaruan se janë arrestuar 3 shtetas shqiptarë.
Ata u kapën në flagrancë me dy çanta të mëdha me lëndën narkotike në krahë.
Dy të arrestuar janë 27 vjeç, ndërsa njëri 26. Ndaj këtij të fundit u konstatua se ishte në fuqi edhe masa e ndalimit të hyrjes në kufijtë e zonës Shengen.
Tre të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie, ndërsa hetimet do të vazhdohen prej Departamentit të Anti Drogës së Kosturit, për zbardhjen e gjithë skemës të trafikimit të lëndëve narkotike që kryhej prej grupit.
Top Channel