Gruaja kursimtare nuk përdor lavatriçe prej 3 vjetësh, nuk blen kurrë letër higjenike (fotot)

23/08/2021 18:31

Një grua që urren të shpenzojë para ka zbuluar së fundmi mënyrat e saj ekstreme të kursimit, mes të cilave është dhe fakti që nuk blen kurrë letër higjenike.

Kate Hashimoto jeton në New York, dhe thotë se ka gjetur mënyra për të mos paguar, thuajse për çdo gjë të nevojshme.

Duke folur në programin ‘Extreme Cheapskates’, ajo thotë: “Jetoj prej tre vjetësh në New York, është një nga qytetet më të shtrenjta në botë për unë kam gjetur mënyra për t’iu shmangur çmimeve”.

“Nëse duhet të shpenzoj para, unë përpiqem ta evitoj, ose të paguaj sa më pak që mundem”.

Me një buxhet prej vetëm $200 në muaj për shpenzimet jetësore, Kate gjen mënyra për të ripërdorur çfarëdo që mundet.

“Nëse thaj duart në banjo publike, unë thaj duart që i kam larë aq mirë saqë vazhdoj t’i ripërdor”, tregon ajo.

Kate nuk ka paguar asnjëherë para për mobilje, por i krijon ato nga mbeturina të flakura në rrugë.

Krevati i saj është krijuar nga disa shtroja për joga që ajo i ka mbledhur për të krijuar një dyshek, ndërsa përdor një pirg revistash si tavolinë.

Megjithse New York është një nga kryeqytetet botërore të modës, Kate nuk është fare e interesuar për tendencat e fundit.

“Kam tetë vjet që nuk blej rroba,” shpjegon ajo, “Herën e fundit që kam blerë të mbathura ka qenë në 1998.”

Kate lan rrobat e saj në dush dhe tregon se ka tre vjet që nuk ka përdorur lavatriçe.

Por ndoshta një nga mënyrat më të çuditshme të kursimit është se Kate nuk pranon të paguajë për letër higjenike.

“Nuk përdor letër higjenike, përdor vetëm ujë e sapun për t’u larë,” thotë ajo, duke shtuar se nganjëherë përdor peceta letre të ricikluara, shkruan e perditshmja britanike The Sun.

FOTO GALERI
1/4
Kate Hashimoto jeton në New York, dhe thotë se ka gjetur mënyra për të mos paguar, thuajse për çdo gjë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA