Në pritje të debutimit të Lionel Messit, te PSG marrin lajme jo të mira nga infermieria.
Mësohet se sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, do të mungojë nga tri deri katër javë për shkak të dëmtimit në shpatull në sfidën e fundit kundër Brestit. Sipas buletinit mjekësor të klubit parizien, Icardi ka probleme nga klavikulën e shpatullës së djathtë, kështu që nuk mund të jetë në dispozicion të Tuchelit për gati një muaj.
Pauza e kampionateve për shkak të ndeshjeve eliminatore të Botërorit vjen në momentin e duhur për Icardin, që do të humbasë ndeshjen me Reims për javën e katërt, më 29 gusht, takimin e shtëpisë me Clermont më 12 shtator dhe me shumë mundësi edhe takimin e javës së gjashtë kundër Lyonit, më 19 shtator.
Top Channel