Dyshja e martuar e vajzave qëllohen për vdekje në kampin malor të Utah, SHBA (fotot)

23/08/2021 18:02

Një çift i martuar janë qëlluar për vdekje në kampin malor ku po qëndronin në Utah, SHBA, disa ditë pasi u ishin ankuar miqve se një burrë kishte nisur t’i përndiqte.

24 vjeçarja Kylen Schulte dhe 38 vjecarja Crystal Turner, u gjetën të vdekura në kampin e maleve La Sal në Utah, pasi ishin shpallur të humbura prej disa ditësh, sipas rrjetit Fox 13 .

Schulte e Turner ishin martuar katër muaj më parë dhe jetonin në furgonin e tyre “camper”, pasi kishin kryer disa ndalesa në rajon.

Një nga miqtë e dyshes që po kërkonte për to, zbuloi trupat në zonën e South Mesa dhe njoftoi policinë.

Autoritetet thanë se vdekjet e tyre po trajtohen si vrasje. Ata nuk kishin identifikuar të dyshuar por thanë se vrasjet dukeshin si një incident i izoluar.

Tezja e Schulte, Bridget Calvert, tha për rrjetin Fox 13 se dy vajzat ishin ankuar kohët e fundit te miqtë se një burrë sillej në mënyrë të çuditshme pranë vendit të tyre të kampingut.

“Ato thanë se për këtë do të zhvendoseshin, do të mblidhnin plaçkat e do të lëviznin sepse ai burrë po i shqetësonte,” tha Calvert, duke kujtuar bisedat e dy vajzave me miqtë e tyre.

FOTO GALERI
2/5
Schulte e Turner ishin martuar katër muaj më parë dhe jetonin në furgonin e tyre “camper”

Top Channel