Ambasada amerikane në Tiranë i bën thirrje Rusisë: Lironi menjëherë Navalnyn!

23/08/2021 11:01

Ambasada amerikane në Shqipëri, përmes një postimi në “Facebook”, i kërkon qeverisë ruse, “të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht”.

Një vit më parë, udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny u helmua në vendlindjen e tij me një agjent nervor kimik. Pas shërimit të tij në Gjermani, ai u tregua i guximshëm dhe u kthye në Rusi. Atje u arrestua menjëherë dhe tashmë ka kaluar më shumë se 200 ditë pas hekurave. Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht. Populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi”, shkruhet në postimin e ambasadës.

Më herët, presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se nëse Navalny vdes atëherë Rusia do të përjetojë pasoja shkatërruese. Ndër të tjera, ka kritikuar Rusinë duke thënë se po përpiqet me dëshpërim të ruajë pozitën e saj si fuqi botërore, dhe humbja e saj do të jetë çmimi që të paguajnë për ndërhyrjet e vazhdueshme.

“Ata nuk janë në gjendje të diktojnë atë që ndodh në botë. E njëjta gjë vlen nëse Alexei Navalny vdes. Pasojat për Rusinë do të ishin shkatërruese”, tha Biden.

Navalny po vuan dënim me burg për akuzat e përvetësimit, për të cilat thotë se u ngritën për shkak të aktivitetit të tij politik.

Navalny, 44-vjeçar është në paraburgim që nga janari, kur u kthye në Rusi pas disa javësh të trajtimit mjekësor në Gjermani, pasi ishte helmuar me agjentë nervorë në muajin gusht.

Ai ka thënë se helmimi është porositur nga presidenti rus, Vladimir Putin, por Kremlini ka hedhur poshtë akuzat.

Që nga burgosja e tij, autoritetet ruse kanë intensifikuar fushatën kundër Navalnyt dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA