Një lokal është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10 në fshatin Vidhas, në lokalin e një 61-vjeçari të identifikuar me inicialet G.Ll.
Top Channel ka siguruar pamjet, ku duket se i gjithë lokali është mbuluar nga tymi. Forcat e policisë dhe të zjarrfikëses kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa mbetet e paqartë arsyeja e zjarrit në lokal.
“Më datë 22.08.2021.,rreth orës 13:10, në fshatin Vidhas, Elbasan, në lokalin e shtetasit G.Ll., 61 vjeç, ka rënë zjarr. Forcat e Policisë dhe të zjarrfikses kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel