Zhurmat e burive të makinave ditëve të diela janë shtuar së fundmi pas heqjes së masave anticovid.

Tashmë dasmorët mund të festojnë lirshëm pa u kufizuar nga asgjë.

Autostrada e Laçit është bllokuar këtë mëngjes nga një grup dasmorësh të cilët lanë makinat duke kërcyer me shami në duar nën tingujt e muzikës.

Disa prej tyre hipën edhe mbi makina për të treguar gëzimin e kësaj ditë të rëndësishme për çiftin që po martohet.

Bllokimi për disa minuta i rrugës ka sjellë zemërim të qytetarëve të tjerë, të cilët u kanë rënë borive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA