Dy turistët nga Maqedonia e Veriut, të cilët prej 6 vitesh kishin zgjedhur plazhin e Spillesë për të pushuar janë identifikuar.

Burime për Top Channel thanë se ata janë Riste Damkovski 77 vjeç dhe Cvetko Mitanonovki, 79-vjeç, dy shokë të ngushtë nga Bitola që kishin ardhur bashkë me një grup  prej 52 personash për të shijuar bregdetin shqiptar.

Pasi kishin konsumuar drekën, 3 prej tyre ata u futën në det, por vetëm njëri arriti të dilte gjallë.

Njëri prej viktimave, 79-vjeçari  Cvetko Mitanonovki vuante nga smundje të zemrës.

Për tre pushuesit kjo ishte dita e 4 që qëndronin në Spille.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA