Teksa mijëra njerëz vazhdojnë të grumbullohen rreth Aeroportit të Kabulit, zëdhënësat e qeverive në Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Shqipërinë kanë ofruar ndihmën e tyre që të strehonin përkohësisht afganët.
Ka kaluar një javë pasi talebanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit dhe ende nuk ka mbërritur asnjë refugjat afgan në tre shtetet e Ballkanit. Situata ende është e paqartë, ndaj zëdhënësi i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga tha për “NBC News”: “Ne ende nuk e dimë as nëse ata do të arrijnë sot.”
Ndërsa zëdhënësi i qeverisë së Kosovës tha se afganët pritet të mbërrijnë në ditët në vijim, megjithëse shtoi se nuk ka detaje se kur mund të vijnë dhe sa do të jetë numri i personave që do të strehohen në Kosovë.
Dusko Arsovski, zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, tha të shtunën se vendi i tij po priste informacion, ndërkohë po vijonin procesin e organizimit të hoteleve për refugjatët që të mbërrijnë së shpejti.
Top Channel