Vllaznia e pandalshme në Champions/ Vajzat shkodrane mundën Verencvarosin dhe kualifikohen

21/08/2021 14:19

Vllaznia e femrave ka arritur mbrëmjen e djeshme të përsërisë suksesin e madh të kualifikimit në raundin final të turneut eliminator të Champions League.

Përballë vajzave shkodrane këtë herë ishin hungarezet e Ferencvarosi, të cilat iu dorëzuan penalltive në fund të ndeshjes.

Koha e rregullt u mbyll me shifrat 0-0, teksa e njëjta gjë ndodhi edhe në shtesa dhe u desh goditja e penalltive për të vendosur fituesin. Portiere Ana Rosa, e ardhur së fundmi në Shkodër, ishte heroina e kësaj ndeshje.

Ajo priti dy penallti, ndërsa një të tretë lojtaret hungareze e nxorën jashtë. Për shkodranet u treguan të sakta Gjini, Franja dhe Berisha, duke i dhënë një tjetër sukses të rëndësishëm klubit shkodran dhe futbollit të femrave në vendin tonë.

Top Channel