“Vende të reja për të strehuar afganët”, Biden flet për evakuimet nga Kabuli: Jemi në kontakt me talebanët

21/08/2021 00:59

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dha detaje të reja në lidhje me evakuimet e amerikanëve dhe afganëve të pambrojtur ndërsa kaosi vijon në Kabul. Qeveria amerikane, tha Biden po shqyrton vende të reja duke përfshirë Evropën, për të zhvendosur afganët.

“Ne ndaluam fluturimet jashtë Kabulit këtë mëngjes për t’u siguruar që ne mund të përparonim të evakuuarit në pikat e tyre të tranzitit”, thotë Biden, duke shtuar se fluturimet tani kanë rifilluar. Ai shton se 5,700 të evakuuar fluturuan te enjten, përfshirë 169 amerikanë që “kaluan murin në aeroport duke përdorur asetet ushtarake”.

Biden shton se SHBA -ja gjithashtu ka ofruar mbështetje ushtarake për aleatët dhe gazetarët e huaj ende në Kabul. “Më lejoni të jem i qartë. Çdo amerikan që dëshiron të vijë, në shtëpi ne do t’ju çojmë në shtëpi,” u zotua presidenti.

Ai tha se SHBA jane në “kontakt të vazhdueshëm” me talebanët. Sipas Biden, grupit militant që tani kontrollon Afganstanin i është thënë se ata mund të presin një “përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme” nga SHBA nëse ata angazhohen në ndonjë sulm ndaj amerikanëve.

Biden gjithashtu zotohet se zyrtarët po monitorojnë për çdo sulm terrorist, duke përmendur se si burgjet u zbrazën nga talebanët ndërsa pushtuan vendin.

Ka të paktën 5,000 trupa amerikane në aeroportin e Kabulit, me numrin që pritet të rritet në 6,000 në orët e ardhshme. Presidenti tha se çdo person që mban pasaportë amerikane është lejuar të kalojë deri tani në pikat e kontrollit të talebanëve”.

Top Channel