Spanja do të shpallë Gjermaninë një zonë rreziku për COVID-19 nga 23 gushti për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve, njoftoi sot Ministria spanjolle e Shëndetësisë.

Riklasifikimi, fillimisht, do të jetë i vlefshëm për shtatë ditë dhe do të thotë që të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart, të cilët hyjnë në Spanjë nga Gjermania, duhet të paraqesin dëshmi të vaksinimit, shërimit ose një test negativ të COVID-19 deri në mesnatën e 29 gushtit.

Më parë, vetëm pesë nga 16 shtetet federale të Gjermanisë konsideroheshin zona me rrezik: Berlini, Hamburgu, North Rhine Westphalia, Saarland dhe Schleswig-Holstein, raporton ATSh.

Nga ana tjetër, udhëtarët që hyjnë në Gjermani nga zonat spanjolle me rrezik të lartë, të tilla si Madridi ose Ishujt Baleare, duhet të karantinohen për 10 ditë, nëse nuk janë vaksinuar ose janë shëruar.

Top Channel